Botë

Trafikonin drogë me kuti ushqimesh, arrestohen 2 shqiptarë në Greqi

05.07.2022 17:31

Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 38 vjeç, janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik droge....

Dy shqiptarë të moshës 30 dhe 38 vjeç, janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për trafik droge.
 
Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët u arrestuan pasi pas kontrollit në një zonë pranë shtëpisë së 38-vjeçarit, iu gjet kokainë, e cila ishte e ndarë në 10 pako, me qëllim shitjen e menjëhershme, si dhe 2 pako me kanabis të papërpunuar.
 
Po ashtu  në shtëpinë e 30-vjeçarit u gjetën 3 pako me kokainë.
 
Në total, nga hetimet e policisë u gjetën dhe sekuestruan: 1936,5 gram kokainë, 1880 gram kanabis të papërpunuar, shumën 44334,4 euro, 3 peshore elektronike, një makinë, një motor, 2 celularë dhe një kuti nga një kompani shpërndarëse ushqimore. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës.