Maqedoni
Miratohet Informata për përcaktimin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike
05.07.2022 18:17
Është miratuar Informata për përcaktimin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike.

Është miratuar Informata për përcaktimin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike.
Me propozimin e zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, në seancën e sotme të qeverisë, është dhënë Informata për përcaktimin e sjelljes etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike. Me Kodin e Etikës është përcaktuar sjellja e anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.
“Ndryshimet në Kodin e Sjelljes Etike të anëtarëve të qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike, janë në pjesën më të madhe rezultat i vërejtjeve dhe rekomandimeve të GRECO-s dhe i referohen avancimit të Qeverisë, përkushtimit ndaj sjelljes etike të anëtarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë publik, të cilët janë të obliguar të punojnë në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Shërbimit për Shtyp të Qeverisë
