Maqedoni

Plin më i mirë për automobilat dhe për industrinë

13.01.2015 10:45

Plini për automobilat, respektivisht gazit të lëngshëm LPG prej sot lirohet për 3,5 denarë për litër dhe në vend se për 31,5 denarë...

Plini për automobilat, respektivisht gazit të lëngshëm LPG prej sot lirohet për 3,5 denarë për litër dhe në vend se për 31,5 denarë do të shitet për 28 denarë për litër.
 
Për pesë denarë çmim më të lirë ka edhe metani, i cili tani shitet për 43 denarë për kilogram.
 
Zvogëlimi i çmimit të metanit ka të bëjë në marrëveshjen e volitshme që SHA Makpetrol Shkup e ka lidhur me kompaninë ruse Gazprom.
 
Sipas marrëveshjes, për 5,4 denarë për metër kub zvogëlohet edhe çmimi i gazit natyror për industrinë me çka në vend se për 29,9 do të shitet për 24,5 denarë./mia