Me gjashtë medalje të fituara, Kosova përfundon garat në Lojërat Mesdhetare

05.07.2022 18:25

Kosova i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Ora të Algjerisë....

Kosova i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Ora të Algjerisë.
 
Ishte notari Alush Telaku ai i cili ka zhvilluar edhe garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
 
Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin 19. Koha e tij ishte 59.70.
 
Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit tonë, i cili fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.
 
Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi. Pjesa e mbetur e ekipit do të niset për Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse.