Fillon Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS

05.07.2022 18:33

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS, me sloganin "Nga lart shikohet më mirë"....

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Evropian - CINEDAYS, me sloganin "Nga lart shikohet më mirë", do të mbahet nga data 7 deri më 14 të këtij muaji në disa lokacione në Shkup - në çatinë e QTQ-së, në çatinë e “Shtëpia e Ndërtimtarëve”, Muzeun e Artit Bashkëkohor, Auto kinemanë në Vodno, në parkun QRK-së, në kinemanë Milenium dhe Kinoteka.
 
Hapja dhe mbyllja e edicionit të 21-të të CINEDAYS do t’u përkasë regjisorëve nga Maqedonia e Veriut.
 
Filmi “Mimi” i Darian Pejovskit do të ketë premierën e vet botërore të enjten në hapjen e festivalit, ndërsa mbyllja e festivalit është me filmin “Nuk do të jesh vetëm” të Goran Stolevskit, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut kinematografik botëror pas premierës në Sundance.
 
Programi i sivjetshëm i CINEDAYS është përzgjedhje e Bernd Buder, dhe në të qytetarët do të kenë mundësi të shohin filma dhe koproduksione botërore dhe maqedonase që “gravitojnë” në disa tërësi programore të reja dhe tashmë të njohura: Përzgjedhja zyrtare, programi SEE, MK Shorts (filma të shkurtër), retrospektivë e Fatih Akin, si dhe programi Gala i festivalit, në të cilin dominojnë filmat e edicionit të sivjetmë të Festivalit të Kanës.
 
Qyteti i Shkupit është përkrahës i festivalit ndërkombëtar, i cili prej vitesh është pjesë përbërëse e programit kulturor të kryeqendres.