Maqedoni
Tetova bëhet me pishinë të mbyllur, pritet përfundimi i pishinave edhe në qytetet të tjera
05.07.2022 19:12
Agjencia për Rini dhe Sport sot dorëzoi për përdorim pishinën e mbyllur në Tetovë.....

Agjencia për Rini dhe Sport sot dorëzoi për përdorim pishinën e mbyllur në Tetovë, një projekt që kushton 43 milionë denarë, e para nga 14 të tilla që do të ndërtohet në të gjithë vendin.
“Kemi bashkëpunuar edhe me komunën për vendosjen e paneleve fotovoltaike në çati për të prodhuar energji elektrike, e cila do të reduktojë blerjen e energjisë elektrike. Prandaj ky projekt u ngadalësua, për shkak të përgatitjes së atyre dokumenteve dhe lejeve, që Agjencia dhe Komuna është dashur t'i prokurojnë së bashku”, tha Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.
Agjencia ka pasur problem me kompaninë kontraktore edhe në disa qytete të tjera, dhe sipas Mojsovskit, problemet tani janë tejkaluar dhe do të vazhdojnë të përmirësohen.
“Kanë filluar ndërtimin javën e kaluar, pishinat janë të mbuluara, do të lidhet edhe energjia elektrike. Kërçova dhe Manastiri janë pak prapa, tre të tjerët Shtipi dhe dy në Shkup janë në fazë të avancuar. Javën e ardhshme planifikojmë të shpallim katër të tjerat, të cilat janë në Çair, Karposh, Strumicë dhe Kavadar”, shtoi Mojsovski.
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se deri në fund të vitit pritet të nisë një tjetër projekt për ndërtimin e një terreni atletike.
“Kemi disa kërkesa nga qytetarët për realizimin e projekteve të tjera sportive, veçanërisht për sportin shkollor. Njëra prej tyre ka të bëjë me ndërtimin e pistës së vrapimit që ka qenë kërkesë e klubeve të atletikës. Por do të ketë edhe kënd lojërash shumëfunksionale dhe pistë për sportet e tjera”, tha Bilal Kasami.
Pishina për momentin do të menaxhohet nga Departamenti i Veprimtarive Publike, ndërsa në të ardhmen do të shqyrtohet mundësia për nrgitjen e një ndërmarrjeje publike komunale për menaxhimin e objekteve sportive.
