Maqedoni

Vazhdojnë protestat, fishekzjarre e vezë kundër institucioneve

05.07.2022 20:57

Moti i ligë nuk i zbrapsi protestuesit....

Moti i ligë nuk i zbrapsi protestuesit. Me thirrje “Ultimatum, Jo faleminderit”, "Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni”, ata protestuan para qeverisë kundër propozimit francez për të vazhduar para Ministrisë së Jashtme dhe për të përfunduar para Kuvendit.  Edhe pse nga e majta paralajmëruan seo do u japin lule policëve, protestuesit hodhën fishekzjarre ne drejtim të forcave të rendit para qeverisë. Pishtarë, fishekzjarre, vezë letra higjienike hodhën e dhe para MPJ-së dhe Kuvendit. Ata ofenduan dhe i bënën kritika të ashpëra qeverisë, ministrit të jashtëm Osmani, por edhe për faktorit ndërkombëtar.
 
“E keni dëgjuar z.Osmanin që thotë se s’ka pasur emocione derisa ka negociuar për çështjen e Maqedonisë me Bullgarinë dhe kur ka negociuar me atë Moronin, më falni Makronin. Epo zotëri ministër i punëve të jashtme pa emocione nuk negociohet për Maqedoninë.”, tha Rebeka Jankovska, protestuese.
 
“E dëgjuat Osmanin si kërcënohet për konflike ndëretnike. Kë po e frikësoni me tensione ndëretnike z.Osmani. Të gjithë ne duam të jemi pjesë e Evropës ashtu siç duhet të jemi si maqedonas me nder, shqiptar, vlleh, serb e kështu me rradhë, siç na ka hije. Asnjë paralajmërim për tensione ndëretnike nuk u kalon mos e gënjeni popullin. Nesë sado pak keni moral, jepni dorëheqje sa më shpejt.”, tha një protestues.
 
Protestës sërisht iu bashkangjit edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së së bashku me funksionerë të tjerë të lartë partiak.
 
ERSAN PAJAZITI