Maqedoni
Vanhojte: Falë propozimit francez, bëhet i mundur avancim serioz i Maqedonisë së Veriut
05.07.2022 21:15
Diplomati belg Piter Vanhojte në letrën e hapur tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut....

Diplomati belg Piter Vanhojte në letrën e hapur tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut, thotë se falë propozimit francez, është i mundur avancim serioz i Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, me këtë propozim mundësohet fillim i procesit të aderimit drejt BE-së.
“Bullgaria do t’i respektojë të drejtat bazë të maqedonasve siç është identiteti, gjuha dhe kultura, ndërsa si kundërpërgjigje vendi juaj përfundimisht do të mund ta fillojë procesin e aderimit në Union. BE është e ardhmja jua. BEa do të hapë shumë mundësi për zhvillimin tuaj europian, për të ardhmen tuaj dhe për të ardhmen e fëmijëve tuaj, Prandaj, mos kini frikë ta bëni opsionin e duhur,. por në mënyrë aktive përfshihuni në procesin e aderimit. E kuptoj indinjatën nacionaliste nga disa parti politike. Si opozitë, roli i tyre është që të kundërshtojnë – dhe të jemi të qartë, çdoherë është më lehtë ta kundërshtojmë vendimin e qeverisë sesa të pajtohemi me të dhe ta mbështesim.”, shkruan Vanhojte.
Ai jep mesazh “të mos mbyllemi në të kaluarën” dhe t’i zgjedhim prioritetet reale për të ardhmen. Lidhur me çështjet tjera me Bullgarinë, ai thekson se nevojitet të vazhdojnë bisedimet që të gjenden zgjidhje.
“Vazhdoni të bisedoni me njëri tjetrin që të dakordoheni për zgjidhjet dhe për rrugën përpara. Qeveria juaj ka shumë ministra kompetent të cilët do të vazhdojnë t’u shërbejnë interesave tuaja. Jam i sigurt se ata do të përfshihen në mënyrë aktive në integrimin në BE, së bashku me Komisionin e BE-së dhe përfaqësuesit e vendeve -anëtare të BE-së.”, shkruan ndër të tjera Vanhojte.
