Grupet punuese në Kuvend do të diskutojnë për propozimin francez

06.07.2022 11:03

Një grup punues shumëpartiak....

Një grup punues shumëpartiak i përbërë nga dy deputetë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, nga një BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike do të fillojnë debatin për vërejtjet për propozimin francez nga i cili duhet të dalin konkluzionet.

Takimi i parë do të mbahet sot, i cili vjen me kërkesë të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe liderit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar dje takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare.