11 të arrestuar, 47 policë të lënduar, Spasovski: Ka paralajmërime për trazira të reja
06.07.2022 11:59
47 policë në spital, prej tyre 11 me lëndime të rënda e dy me lëndime më serioze...

47 policë në spital, prej tyre 11 me lëndime të rënda e dy me lëndime më serioze, 11 persona të arrestuar, në mesin e tyre dhe dy të mitur. Ky është bilanci i trazirave të dhunshme para Kuvendit mbrëmjen e së martës. Ministri Spasovski vizitoi policët e shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë. Ai dënoi incidentet dhe u apeloi qytetarëve që të përmbahen nga dhuna. Çdo sulm ndaj punonjësve të policisë apo institucioneve jetike shtetërore do të dënohet ashpër është shprehur Spasovski. Tha se ka njoftime se edhe sonte do ketë protesta të dhunshme.
“Kemi informacione se një grup i atyre që duan të protestojn përgatisin edhe koktej molotovi të destinuara për institucionet jetike në vend. Prandaj ju bëj thirrje që të heqin dorë nga synimi i tyre, sepse policia nuk do të lejojë që të rrezikohet asnjë jetë apo ndonjë institucion.”, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Sipas MPB-së, tridhjetë persona me kapuç kanë shkaktuar gjithë rrëmujën para inistitucioneve duke gjuajtur me bekatonka, gurë, vezë dhe koktej molotovi ndaj policëve dhe godinës së Kuvendit. Spasovski thotë se fakti që asnjë qytetar nuk u lëndua gjatë protestave flet për profesionalizimin e policisë.
“Nuk kemi asnjë qytetar të lënduar në protesta dhe janë arestuar vetëm ata që kanë kryer sulm fizik dhe kanë shkaktuar dëm material.”, tha Spasovski.
Dhunën e dënoi edhe zv/ministri i punëve të brendshme, Nazim Bushi. Ai thotë se protestat u organizuan nga qarqe anti-europiane të nxitur nga elementet proruse në vendin tonë që janë kundër BE-së, NATO-s, fqinjësisë së mirë, stabilitetit dhe sigurisë. Një ditë pas dhunës, në ndërtesën e MPJ-së shihen xhama të thyer, shkallë të mbushura me ngjyrë të kuqe dhe fasadë e dëmtuar. Dëmtime të dukshme edhe në fasadën e Kuvendit.
SANIJE DURAKU
