Maqedoni
Propozimi francez, Grubi: S’është më i miri, por më të mirë s’do marrim
06.07.2022 12:30
Propozimi i fundit francez nuk është më i miri por asnjëherë nuk do të marrim më të mirë...

Propozimi i fundit francez nuk është më i miri por asnjëherë nuk do të marrim më të mirë. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi teksa ftoi deputet dhe grupet e deputetëve gjatë diskutimit për propozim-konkluzat lidhur me propozimi francez t’i harmoniozojnë dhe miratojnë qëndrimet e tyre me zero kompromis për çështjet identitare dhe më pas ta obligojë qeverinë që t’i nis bisedimet me BE-në për mbajtjen e konferencës s parë ndërqeveritare. Ai ka frikë se nëse nuk pranohet ky propozim, vendi në të ardhmen do të duhet të bëjë kompromis me propozim edhe më të keq.
“Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët, në vitin 2011 kishim zgjidhje për kontestin me Greqinë, që ishte shumë më i mirë me atë që e miratuam në vitin 2018. Nuk kishte të bëjë me erga omnes, nuk kishte të bëjë me ndryshime kushtetuese, ishte shumë më i mirë, por mungesa e guximit të elitës politike në atë kohë na çoi në propozim shumë më të keq, që na detyroi ndryshime kushtetuese dhe përdorim erga omnes të emrit të ri kushtetues. Kam frikë se ky propozim që nuk është më i miri, por më të mirë nuk do të marrim asnjëherë, do të jetë shumë më i keq në të ardhmen.”, tha zv/kryeministër i parë i RMV-së, Artan Grubi.
Duke komentuar protestat e dhunshme para Qeverisë, MPJ-së e Kuvendit, Grubi tha se ka politikanë anti europianë që po frikësojnë njerëzit me asimilim, duke zbatuar agjendat pro ruse.
“Është fyese t’u thuhet maqedonasve që do të asimilohen. 21 shekuj, nuk arriti askush t’i asimilojë, tani një apo dy politikanë me frymë anti-evropiane, me ndonjë agjendë pro-ruse, dalin e protestojnë çdo ditë dhe i frikësojnë njerëzit se do t’i asimilojnë.”, tha Grubi.
Grubi thotë se askush nuk guxon të frikësojë qytetarët pasiqë nuk ka asnjë pasojë për veçantinë kulturore, gjuhësore dhe identitare maqedonase. Ai ftoi subjektet politike ta tejkalojnë veten dhe të shohin se ky është një moment historik për vendin.
NAIM RAMADANI
