Propozimi francez, Saraçin: Shanc për RMV-në, mundësi të dytë, vështirë

06.07.2022 12:41

Diplomatët evropian në përpjekje për të bindur përfaqësuesit shtetëror....

Diplomatët evropian në përpjekje për të bindur përfaqësuesit shtetëror, politik dhe qytetarët se propozimi francez favorizon vendin drejt prespektivës evropiane. Përfaqësuesi gjerman për rajonin e ballkanit Manuel Saraçin,  me thirrje për vetëdijësim  se ky moment duket i vështirë, por bart me vete shpresë për shtetin dhe shoqërinë.  

Potencon gjithashtu se propozimi i modifikuar evropian  ka përfshirë të gjitha kërkesat dhe vëretjtet e qeverisë.

Duhet shfrytëzuar edhe vullneti politik në Sofje potencon ai, duke përkujtuar  njëkohësisht se kjo shanc mundet edhe  të mos vijë më.

“Ky propozim është i mirë  sepse  janë marrë parasysh kërkesat e qeverisë së RMV-së. Kuptoj se ka mosbesim  tek pozicioni bullgar. Sidoqoftë në Sofje kam dëgjuar se ka besim tek pozicioni i Sofjes. Unë nuk mund të garantoj si do të jetë situata politike në Bullgari, por, një është e qartë. Gjithçka që mund të zgjidhet tani duhet të zgjidhet, sepse duhet të siguroheni  për kohë më të rrezikshme. Nuk jam i sigurt se pritja e gjatë është punë e mençur. Nesër mund të jetë ndryshe dhe kjo dritare mund të mbyllet” – tha Përfaqësuesi gjerman për Ballkanin Perendimor, Manuel Saraçin.

Mariçiç: Mos ti vendosim vetes barrierë me duart tona

Gjërat janë zhvendosur nga pika e vdekjes  për tu kthyer kah dyert e rrugës evropiane ku patjetërsohet vendim racional dhe i përgjegjshëm prej nesh, tha zv.kryeministri për eurointegrime, Bojan Miriçiç.

Nuk ngurojmë  thotëai, sepse kemi siguruar ruajtjen e gjuhës dhe identitetit maqeonas,  ndërsa historia është  lënë në duart e ekspertëve.

“Kur thoni se ngutemi, mendoj se nuk mund të themi se ngutemi në situatë kur presim 17 vite fillim të bisedimeve. Kemi patur kohë ti shqyrtojmë mundësitë për komromis. Kemi dy interesa kyçe në gjithë këtë process.  E para, ta ruajmë gjuhën dhe identitetin maqedoas, dhe e dyta, të bëhemi anëtare e BE-së” -  u shpreh Zv.Kryeministri për Eurointegrime, Bojan Mariçiç.

Çdo prolongim dhe humbje kohe, hap mundësi për hapa prapa, përfitime politike ditore këtu dhe në Bullgari, dhe zhvendosje të vendit nga axhendat politike evropiane,  përfundon  zv/kryeministri Mariçiç. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)