PE voton sot raportin për Kosovën, thirrje për liberalizim të vizave gjatë debatit në seancë
Në seancën plenare të Parlamentit Evropian....

Parlamenti Europian pritet të votojë sot raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, të miratuara një muaj më parë në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar mbrëmjen e së hënës në parlament.
Me përjashtim të disa deputetëve nga radhët e të djathtës ekstreme, shumica e ligjvënësve kanë mbështetur liberalizimin e vizave.
Në seancë plenare, sipas deputetëve, do të jetë sfidues vetëm votimi rreth një amendamenti ku kërkohet që marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, që duhet të dalë nga dialogu, të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë.
Kjo kërkesë ishte miratuar në Komisionin e Politikës së Jashtme por u kundërshtua nga raportuesi për Serbinë, Vladimir Biliçik, i cili është nga Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë.
Tani ka përpjekje që formulimi që përfshin njohjen e ndërsjellë të hiqet gjatë votimit në seancën plenare.
