Maqedoni

Shkup, shënohen 11 aksidente, 2 nga të cilat dëme në njerëz

13.01.2015 11:33

Në kryeqytet gjatë ditës së djeshme janë shënuar gjithsej 11 aksidente trafiku, dy nga të cilat me dëme në njerëz dhe të tjerat me dëme materiale...

Policia bëri me dije se gjatë ditës së djeshme asnjë drejtues makine nuk është sanksionuar për drejtim në gjendje të alkoolizuar. 
 
Të sanksionuar janë 2 drejtues që nuk respektuan përparësinë e kalimtarëve në vijat e bardha, 11 të tjerë që nuk respektuan kufizimin e shpejtësisë, 4 të tjerë që kaluan në të kuqe dhe 23 drejtues që u rreshtuan në mënyrë të gabuar përpara udhëkryqeve, nuk vunë rripë sigurie ose komunikonin në celular. 
 
Gjatë ditës së djeshme, shërbim i karrotrecit ka mënjanuar 73 makina që pengonin zhvillimin normal të trafikut.