Maqedoni
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve, Tupançevski: Sfidë, duhet të gjejmë zgjidhje
06.07.2022 14:09
Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski si një ndër zgjidhjet e çështjes së mungesës së gjykatësve...

Ministri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski si një ndër zgjidhjet e çështjes së mungesës së gjykatësve, i sheh akoma ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie punë. Është optimist se kjo situatë do të tejkalohet me mundësitë që ofrojnë ligjet e tjera aktuale.
“Qysh në fillim u sinjalizua se do të krijohet kjo situatë, megjithatë gjithmonë egziston mundësia për tejkalimin e situatës, edhe në bazë të më shumë teksteve ligjore që të ketë riorganizim të gjyqësorit. Kjo nuk është e lehtë por jam optimist se asnjë nga lëndët nuk do të mbetet pa u shpërndarë. Seanca në Kuvend u ndërpre dhe nuk dihet se si dhe kur do të vazhdojë, në ndërkohë duhet të gjendet zgjidhje optimal që t’i përgjigjemi kësaj sfide.”, tha MMinistri i drejtësisë, Nikolla Tupançevski.
Mungesa e gjykatësve dhe prokurorëve, 200 lëndë për gjykatës në gj. administrative
Gjykatës administrative, së fundmi iu pensionuan 4 gjykatës dhe 800 lëndë iu shpërndanë gjykatësve të tjerë.
“Në këtë periudhë në Gjykatën Administrative u pensionuan 4 gjykatës. Duhet të gjindet zgjidhje e shpejtë që gjyqësori të mos mbetet në situatë të palakmushme, marrë parasysh numrin e lëndëve. Çdo gjykatës punon prej 170 deri 200 lëndë, këto 800 lëndë menjëherë u janë shpërndarë gjykatësve të tjerë dhe po punohen.”, tha kryetari i Gjykatës Administrative, Burim Sejdini.
Ruskoska: Mungojnë 6 prokurorë, po japim maksimumin
Mungesa e prokurorëve ndihet edhe në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, por mungon interesi i prokurorëve për të punuar atje.
“Në Prokurornë për krim të organizuar dhe korrupsion duhet të ketë 20 prokurorë ndërsa jemi 6 më pak. Kjo nuk ndikon shumë në punën e prokurorisë pasi që kolëgët japin maksimumin, qëndrojën edhe pas orarit të punës. Më shqetëson mosi nteresimi i kolegëve prokurë të punojnë në këtë prokurori edhe pse kemi pagat më ta larta nga të gjitha prokuroritë.”, tha Vilma Ruskoska, prokurore për krim të organizuar dhe korrupsion.
Këto komente u bënë me rastin e lëshimit në përdorim të hapsirave të reja të Gjykatës Administrative. Objekti I ri posedon kushte bashkëkohore me 8 gjykimore të reja që digjitalizim.
FLORIJE BELULI KAMBERI
