PE miraton rezolutën për Kosovën, Von Cramon: Liberalizimi i vizave, i vonuar

06.07.2022 14:54

Parlamenti Evropian miratoi pa asnjë kundërshtim në asnjë amandament....

Parlamenti Evropian miratoi  pa asnjë kundërshtim në asnjë amandament, rezolutën për Kosovën të prezentuar nga raportuesja, Viola von Cramon.

Nga 637 eurodeputetë, 469 ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan. Von Cramon, theksoi  nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën, si dhe procesin e saj të dialogut me Serbinë.

“Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!” – tha Viola Von Cramon, raportuese speciale për Kosovën në PE.  

Antarësimi i Kosovës në BE, Von Cramon: S’është koha, 5 shtete s’ju njohin

Von Crammon, ripërsëriti gjithsesi se “nuk është koha e duhur” për aplikim të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kjo, pasi që, një gjë e tillë do të bllokohej nga pesë shtetet mos-njohëse të sovranitetit të Kosovës, që janë pjesë e BE-së.

Inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të përparojnë në dialogun bilateral.

“Një element thelbësor i rrugës së integrimit në BE është dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi nuk do të ndodhë” – deklaroi Viola Von Cramon, raportuese speciale për Kosovën në PE.

Në tekstin e raportit përsëritet thirrja që pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Nga Serbia në raport kërkohet që të mbështet qëndrimet e BE-së ndaj Rusisë dhe agresionit ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sanksionet që BE  ka vendosur kundër Moskës. (Ersan Pajaziti, TVM2)