Maqedoni

Falas në shqip e maqedonisht, UNICEF promovon aplikacionin mobil “Bebbo”

06.07.2022 15:13

Të gjithë prindërit pyesin se si t'i mbështesin më mirë fëmijët e tyre që të rriten të shëndetshëm dhe të zgjuar...

Të gjithë prindërit pyesin se si t'i mbështesin më mirë fëmijët e tyre që të rriten të shëndetshëm dhe të zgjuar, për këtë UNICEF, promovoji aplikacionin celular Bebbo për të mbështetur prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve nga mosha 0 deri në 6 vjeç. Programi ofron edhe lojra edukative për ti motivuar fëmijët të mësojnë duke u argëtuar dhe më këtë të zgjerojnë njohuritë që janë të rendësishme në procesin arsimorë.
 
“Shëndeti i fëmijës fillon që në shtatëzani dhe është shumë me rëndësi që ne si sistem tu mundësojmë mbështetje në këtë periudhë të rëndësishme të shtatëzanisë, prandaj jemi krenar për këtë aplikacion që ju mundëson mbështetje prindërve gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, në veçanti prindërve të cilët nuk kanë mbështetje të tillë në familjë.”, tha ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
 
“Sot jemi prindër, ishim nxënës, pas kësaj mbaruam shkollën e mesme, mbaruam studimet dhe rikthehemi përsëri në procesin arsimorë.Kjo është një qarkore në të cilën duhet të kycemi të gjithë. Procesin arsimorë e shoh si process ku prindërit janë të rëndësishëm në role të ndryshme në procesin arsimor.”, tha ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Bebbo është zhvilluar nga Zyra Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe është falas. Në Maqedoninë e Veriut, UNICEF, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, së bashku me ekspertë nga fusha të ndryshme të zhvillimit të hershëm të fëmijëve, e përshtatën materialin për nevojat e përdoruesve në vend në gjuhën shqipe dhe maqedonase.