Maqedoni
Mbildhet Grupi Punues, shqyrtohen pr/konkluzat për propozimin francez
06.07.2022 15:36
Grupi Punues i Kuvendit Republikan shqyrtoi “propozimin frances” dhe të gjitha dokumentet shoqëruese...

Grupi Punues i Kuvendit Republikan shqyrtoi “propozimin frances” dhe të gjitha dokumentet shoqëruese që ka ofruar Qeveria dhe Ministria për Punë të Jashtme. Para grupit punues të përbërë nga koordinatorët e grupeve parlamentare ka referuar zëv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç.
Grupi Punues ka diskutuar propozim konkluzionet, të cilat Kuvendi do t’i miratonte për të obliguar Qeverinë se si të veprojë vis a vis propozimit francez. LSDM tha se ka tryezë ka ofruar pr/konkluzat e saj.
“Deri te Grupet Parlamentare që marrin pjesë në këtë takim kemi dorëzuar pr/konkluza për shqyrtim. Sigurisht do të ketë edhe propozime nga ana e tyre. Do t’i shqyrtojmë edhe ato propozime për të parë se çfarë mund të miratohet nga ato konkluza. Si Kuvend edhe një herë do të konfirmojmë se çështjet bilaterale, do të përjashtohen nga korniza dhe do ta detyrojmë Qeverinë që të përjashtojnë çështjet bilateralke në aspektin e historisë dhe arsimit.”, tha kordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
Edhe BDI pret konstruktivitet në punën e Grupit punues. Solidarizohen me popullin maqedonas prandaj angazhohen për vendim të përbashkët që do të hapte perspektivën e vropiane.
“Jemi solidar me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe jemi në disponim që të marrim vendim të përbashkët i cili do të hap perspektiva të reja për për shoqërinë tonë dhe gjithë qytetarët. Në Kornizën negucuese thuhet se thuhet se AKI-a evropiane do të përktheht në gjuhën maqedonase. Kështu konfirmohet se gjuha maqedonase është zyrtare dhe do të jetë gjuhë zyrtare e BE-së.”, tha kordinatori i GP të BDI-së, Arbër Ademi.
Për partnerët e vegjël të koalicionit qeverisës duhet më shumë kohë dhe debat publik për të marrë vendimin e duhur.
“Mendoj se është mirë që I gjithë pocesi do të prolongohet. Ndoshta ky diskutim që po përflitet do të ndodh pas miratimit të rebalancit, kështu që ka kohë dhe qytetarët, ekspertët dhe sektori joqeveritar të mund ta shqyrtojnë dhe të marrin vendim.”, tha Pavle Trajanov nga LD.
Takimi i Grupit Punues i paraprin seancës që përitet të mbahet pasi Qeveria të dërgojë informatën rreth propozimit francez në Kuvend. Pas shqyrtimit të informatës, Kuvendi duhet të miratojë konkluzat, të cilat supozohet t’i dakordojë grupi punues.
SHPËTIM NUREDINI
