SPGPM: Dënojmë sulmet ndaj ekipeve mediatike
Pas sulmeve të shpeshta dhe degradimit të vazhdueshëm të pozitës së gazetarëve....

Pas sulmeve të shpeshta dhe degradimit të vazhdueshëm të pozitës së gazetarëve dhe ekipeve mediatike gjatë protestave, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias e konsideron të nevojshme të theksojë edhe një herë nevojën që gazetarët të respektohen dhe mbrohen.
Këtë e presim nga anëtarët e MPB-së, nga institucionet, nga partitë, por edhe nga vetë pjesëmarrësit e protestave, thonë nga SPGPM .
“Gazetarët, fotoreporterët dhe video-reporterët janë në vendin e tyre të punës dhe detyra e tyre është të informojnë se çfarë po ndodh.
Në të njëjtën kohë, gazetarët janë pjesëmarrës në debatin publik dhe si të tillë kanë të drejtë të mendojnë, komentojnë dhe argumentojnë pikëpamjet e tyre pa u nënshtruar etiketimit dhe degradimit.Çdo sulm ndaj gazetarit dhe ekipit mediatik, është sulm ndaj interesit publik, sulm kundër të drejtës së lirisë së shprehjes, kundër demokracisë, por edhe ndaj vlerave civilizuese”, thonë nga kjo sindikatë.
“Njëkohësisht, në këtë atmosferë lehtësisht të ndezshme, SPGPM u kujton kolegëve se si gazetarë kanë detyrimin të informojnë për ngjarjet në mënyrë të përgjegjshme dhe të paanshme dhe të mos e vendosin veten në situatën e përhapjes së informacionit të pa verifikuar. Presioni për shpejtësi dhe audiencë më të madhe nuk duhet të rezultojë në informacione sensacionale dhe mashtruese që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë profesionale dhe të përgjegjshme” - thuhet në reagim.
