Maqedoni
Euroambasadori Geer : Skenat e dhunës, nuk e kanë vendin në shoqëritë demokratike
06.07.2022 16:14
Ambasadori europian David Geer me një njoftim në rrjetet sociale...

Ambasadori europian David Geer me një njoftim në rrjetet sociale, ka dënuar dhunën e përshkallëzuar gjatë protestave para Parlamentit, duke thënë së skena të tilla nuk kanë vend në nje shoqëri demokratike.
“I dënoj skenat e mbrëmshme të dhunës ndaj policisë në Shkup, e cila ishte duke kryer detyrën. Skena të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike. Bëj thirrje për përmbajtje, respekt dhe përgjegjësi.”, ka shkruar Geer.
