Si të shpëtohet turizmi, OTH: Na lejoni të sjellim 5.000 punëtorë nga Turqia
Oda e Turizmit dhe Hotelierisë pranë lidhjes së Odave Ekonomike...

Oda e Turizmit dhe Hotelierisë pranë lidhjes së Odave Ekonomike, ka alarmuar sërisht se nëse nuk sigurojnë punëtorë turistikë do përballen me mbylljen e 50-60 për qind të objekteve ekzistuese.
Thonë se në bashkëpunim me organizata nga Turqia mund të sigurojë 5000 punëtorë të kualifikuar të cilët menjëherë do të fillojnë punën , nëse institucionet kompetente mundësojnë punësimin e tyre sipas kushteve që vlejnë për qytetarët e vendit
“Ne si Odë e Turizmit dhe Hotelierisë, jemi në kontakt me partnerët dhe miqtë tanë nga Turqia, dhe kemi siguruar një kontingjent prej 5.000 personash për punë në vendin tonë që do të punojnë si kamerierë, ndihmës kamerier, recepsionist. Kërkojmë nga shteti të bëjë një lehtësim që të lejojnë që ata punëtorë të huaj konkretisht nga Turqia të punësohen në të njëjtën mënyrë si punësohen punëtorët tanë. Ata njerëz janë shumë të adaptueshëm, të gjithë flasin rusisht, gjuhën ukrainase, anglisht. Edhe maqedonishten për një muaj do ta mësojnë” – tha Kryetari i Odës së Turizmit dhe Hotelierisë, Arkan Kerim.
Pas largimit të personelit në vendet europiane, sektori përballet me mungesë serioze të fuqisë punëtore të kualifikuar.
Nga OTH thonë se sektori ka nëvojë për 20,000 punëtorë. (Sedat Selimi, TVM2)
