Botë

Dorëhiqen 17 deputetë, Johnson: Ne do të vazhdojmë qeverisjen

06.07.2022 16:39

Kryeministri britanik, Boris Johnson është zotuar të “vazhdojë” si kryeministër...

Kryeministri britanik, Boris Johnson është zotuar të “vazhdojë” si kryeministër, pavarësisht se 17 deputetë kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e tij.

Puna e një kryeministri në rrethana të vështira kur i është dhënë një mandat kolosal është të vazhdojë dhe këtë do të bëj, tha kryeminisrti.

Dorëheqjet filluan pasi numri 10 pranoi se Johnson e kishte ditur për akuzat kundër deputetit Chris Pincher që u dorëhoq javën e kaluar pas akuzave se ai kishte përqafuar dy burra në një klub privat. Më pas ai u pezullua nga Partia Konservatore. Më pak se 12 orë më vonë, Rishi Sunak dha dorëheqjen si kancelar dhe Sajid Javid dha dorëheqjen si sekretar i shëndetësisë të martën. Kjo shkaktoi një mori dorëheqjesh nga qeveria pasi deputetët konservatorë thanë se nuk mund të mbështesin më një lider që ka gënjyer, duke e zhytur kryeministrin në krizë të mëtejshme.