Botë
Lufta në Ukrainë, të paktën 340 fëmijë të vrarë nga bombardimet ruse
06.07.2022 16:51
Rreth 346 fëmijë janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse të Ukrainës...

Rreth 346 fëmijë janë vrarë si rezultat i bombardimeve ruse të Ukrainës. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, deri në mëngjesin e sotëm, rreth 991 fëmijë janë dëmtuar në vend si pasojë e luftës, e cila shpërtheu në fund të shkurtit. Prej tyre, 346 u vranë dhe rreth 645 u plagosën. Megjithatë, prokurorët theksuan se “këto shifra nuk janë përfundimtare”. Shumica e viktimave u konstatuan në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, ku 346 u vranë ose u plagosën. Në Kharkiv, në verilindje, ky numër ishte 186, dhe në Kiev ishte 116. Një numër i madh viktimash u vunë re gjithashtu në Chernihiv, Luhansk, Mykolaiv, Kherson dhe Zaporizhia.
SHBA “përplasje” me Europën, ndihma urgjente në Ukrainë, jo vetëm afatgjatë
Ndërkohë Ambasadori amerikan në Zvicër i kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojnë vendin e goditur nga lufta të përmbushë nevojat “e menjëhershme dhe urgjente”, jo të mendohet vetëm për rindërtimin afatgjatë. Miller i shtoi një dozë urgjence Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Lugano, në të cilën kryeministri ukrainas një ditë më parë prezantoi një plan prej 750 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin e tij që të rimëkëmbet tani, aty ku është e mundur, si dhe menjëherë pas luftës dhe në planin afatgjatë.
Edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e bëri të qartë se pritshmëritë e vendit të tij janë që ndihma të vijë sa më shpejt. “Deklarata e Luganos” parashtron synimet për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës që ka të bëjë me transparencën e qeverisë, respektin për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit që ka pllakosur vendin që kur u nda nga Rusia pas përfundimit të Bashkimi Sovjetik tre dekada më parë.
LEONORA KALIQI
