Botë
Vuçiq mohon se do të takohet me Kurtin në Bruksel
06.07.2022 17:15
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se është caktuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar se është caktuar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk është e vërtetë. Nuk më ka pyetur askush. Nuk iki unë nga ndonjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet. Unë nuk ik.”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.
Ishte i ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ai që gjatë vizitës në Kosovë kishte paralajmëruar një takim të tillë të mundshëm, e takimi u kërkuar sot edhe nga Raportuesja speciale për Kosovën, Viola von Cramon
“Duam të shohim zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut dhe një takim në nivel të liderëve të Serbisë dhe Kosovës, këtë korrik.”, tha Von Cramon në konferencën e sotme.
Ajo ka folur po ashtu edhe sa i përket marrëveshjes përfundimtare për të cilën ka thënë se duhet të mbajë brenda njohjen reciproke mes dy vendeve.
