Botë

Vijojnë evakuimet pas përmbytjeve në Sidney

06.07.2022 17:34

Mijëra persona të tjerë janë evakuuar në Sidnei të Australisë për shkak të përmbytjeve....

Mijëra persona të tjerë janë evakuuar në Sidnei të Australisë për shkak të përmbytjeve. Pavarësisht se intensiteti i reshjeve ka rënë uji nuk është tërhequr akoma.
 
Ujërat e lumenjve janë  në nivelet e rrezikut, duke detyruar autoritetet të bëjnë më shumë evakuime. Në episodin e tretë më të madh të përmbytjeve të vitit, mbi 85,000 njerëzve në Uellsin e Ri Jugor, iu kërkua të evakuoheshin ose u paralajmëruan se mund t’u kërkohet ta bëjnë këtë. Familjet që u prekën nga përmbytjet, do ju jepet një ndihmë prej 680 dollarë.
 
Moti në bregun lindor të Australisë është mbizotëruar nga fenomeni “La Nina”, i lidhur zakonisht me reshje më të mëdha shiu, për dy vjet me radhë. Edhe pse La Nina përfundoi në qershor, zyrtarët e motit thonë se ka një shans 50-50 që mund të kthehet më sërish më vonë në këtë vit.