Maqedoni
Përfundon takimi i parë i Grupit Punues, VMRO–DPMNE me 6 kërkesa, bisedimet vazhdojnë
06.07.2022 17:59
Pas përfundimit të takimit të parë të Grupeve të Punës, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq...

Pas përfundimit të takimit të parë të Grupeve të Punës, zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq tha se në takim kanë prezantuar qëndrimet e tyre, ndërsa VMRO-DPMNE ka prezantuar edhe ide të tjera lidhur me ndryshimet e mundshme në kornizën e negociatave. Grupeve Parlamentare i ka shpjeguar mekanizmat për mbrojtjen e identitetit kombëtar.
“Erdhëm me qëllimin e sinqertë që të arrijmë të unifikojmë të gjitha partitë politike sepse e dimë që ky është detyrimi nacional për të gjithë. Iu spjeguam gjatë se cilat janë mekanizmat mbrojtës për gjuhën dhe identitetin dhe garancitë se në asnjë mënyrë dnuk do të vijmë në pozicion të pranojmë dicka që do i rrezikonte.”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariq.
Ky është një proces serioz për shtetin, kur të gjithë bashkë vendosim se në cilin drejtim do të shkojmë thonë nga LSDM.
“Në këtë moment vendimi ynë, me të gjitha vërejtjet dhe shqetësimin e opinionit maqedonas, me gjithë këtë që po dëgjojmë, që shohim apo me këtë që po ndodh, vendimi është a të hyjmë në këtë process e të luftojmë nga brenda, apo të bëjmë gjithcka që të dalim nga ky process e të kthehemi nga fillimi, të zgjidhim problemet bilateral e të presim nëse ndodh ndonjë gjë ndryshe në Bullgari apo te ne, a do hapërojmë bashkë me Shqipërinë apo të ndarë, a do ketë ndryshime në të ardhmen. Çdo gjë mund të pritet.”, tha kordinatori i GP të LSDM-së, Jovan Mitrevski.
VMRO DPMNE ka paraqitur 6 kërkesa për ndryshim të kornizës së negociatave, e nëse ato nuk pranohen, thonë se nuk kanë për çfarë të diskutojnë.
“Nëse qeveria është gati t’i implementojë këto 6 kërkesat tona, në të dy dokumentet bazë që janë pjesë e këtij propozimi, e t’i kërkojë edhe Brukselit t’i inkrporojë në këto dy dokumente, e të mos pranojë kornizën negociuese derisa të mos inkorporohen, ne jemi gati të bisedojmë. Në të kundërtën nuk kemi pse të bisedojmë.”, tha kordinatori i GP të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Nga BDI thonë se janë diskutuar edhe ndryshimet konkrete në kornizën e negociatave
“Është gjë e mirë që u ulëm rreth propozimit francez. Mos ndikohemi nga lajmet e rreme, po shpërndahen lajme të rreme. Ne solidoralizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas, por gjuha maqedonase është e garantuar dhe e barabartë dhe ka të njëjtin status që ka gjuha gjermane apo gjuha frënge. Kemi një kornizë negociuese ku gjuha maqedonase është më se e barabartë. Nëse e pranojmë propozimin francez do të fillojmë menjëherë negociatat, protokolli nuk është në kornizën neguciuese. Ky është shansi i fundit për ne, është shans unik, nuk duhet ta lëshojmë.”, tha kordinatori i GP të BDI-së, Arbër Ademi.
Edhe nga ASH apelojnë të mos lëshohet ky shanc.
“Jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë, nuk duhet ta humbim këtë shanc sepse kemi pritur me vite që të fillojmë negociatat për anëtarësimit në BE. Kjo është shpresë dhe ne duhet ta materializojmë si shtet për t'i dhënë fund negociatave.”, tha kordinatori i GP të ASH-së, Elmi Aziri.
Qeveria këmbëngul se nëse në cilindo moment të negociatave vendoset në pikëpyetje ose kërkohet të negociohet mbi gjuhën dhe identitetin, qeveria do të tërhiqet nga ato.
MIGENA GORENCA
