Maqedoni

Propozimi francez, Mickoski: Është asimilim e bullgarizim, jo europeizim

06.07.2022 20:29

Në fillim të protestës, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian MIckovski...

Në fillim të protestës, kreu i VMRO-DPMNE-së,  Hristian MIckovski, edhe një herë ftoi qytetarët që të vazhdojnë të protestojnë sic tha, kundër asimilimit dhe pro europeizimit të dinjitetshëm, sepse sipas tij, propozimi aktual ofron vetëm asimilim dhe bullgarizim, por asesi europeizim. Akuzoi pushtetin se nuk ka veshë të dëgjojë zërin e popullit.

“Mund të negocioni sic negocion qeveria jonë, e të na sillni në ambis, duke mos pasur ndërkohë asnjë opsion të dytë. A do ta pranojmë këtë opcion sa kohë që nuk kemi rënë në ambis, jo faleminderit. Ne i themi jo asimilimit. Në vend të konsultoheshin me ne, ata bënin negociata ekzibicioniste. Ju përkujtoj në deklaratën e Lisabonës në fillim të viteve 90, kur Maqedonia bëhej shtet i pavarur, kishte një konkluzion që emri i shtetit të mos përfshinte fjalën Maqedoni, por kjo më pas u ndryshua. Me qasje të mencur, qasje nacionale maqedonase, gjithcka mund të ndryshojë.”, tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.