Botë

Papa Françesku nis vizitën në Shri Lankë

13.01.2015 12:38

Papa Françesku ka arritur në Shri Lankë në ndalesën e parë të turneut të tij gjashtëditor në Azi...

Në Kolombo, ai ka kërkuar që të respektohen të drejtat e njeriut dhe të ndiqet e vërteta.
 
Kjo është vizita e parë papale në Shri Lankë prej se ka përfunduar lufta civile në vitin 2009. 
 
Në Shri Lankë, rreth 70 për qind të popullsisë e përbëjnë budistët, 13 për qind hindusët, 10 për qind myslimanët dhe 7 për qind katolikët.
 
Më 15 janar, Papa Françesku do të udhëtojë për në Filipine.