Maqedoni

Tensione te sheshi Skëndërbeu, sharje antishqiptare, intervenon policia

06.07.2022 21:24

Kanë vijuar protestat kundër propozimit francez, me përplasje mes protestuesve dhe policisë....

Kanë vijuar protestat kundër propozimit francez, me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Eskalimi i parë i situatës ndodhi teksa protestuesit nga qeveria u drejtuan për te Ministria e Jashtme. Para sheshit Skëndërbeu, sërisht eskaluan thirrjet antishqiptare, e protestuesit u përplasën me policinë që tentoi t’i pengonte në qëllimin e tyre për të hyrë në Çarshi, e me qytetarët shqiptarë që në atë moment ishin atje e reaguan, një prej tyre edhe me armë. Policia arrestoi edhe personin e armatosur
 
Para Ministrisë së Jashtme, protesta nuk eskaloi si një natë më parë madje protestuesit u ofruan lule policëve që kishin rrethuar objektin
 
Protestuesit u mblodhën para Kuvendit republikan. Për dallim nga mbrëmja e së martës ku situata eskaloi, ata sonte eksopzuan një poster të madh me fototot e deputetëve të qeverisë me mbishkrim “Tradhëtarët e popullit” dhe më pas të njejtën e dogjën.