Maqedoni
Mickovski: Incidenti, montazh klasik politik, qëllimi-shkaktimi i tensioneve
06.07.2022 22:23
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pohon se gjatë incidenteve në afërsi të Mavrovkës...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pohon se gjatë incidenteve në afërsi të Mavrovkës, ka pasur qëllim për të humbur jetë njerëzore.
“Ndodhi një montazh klasik politik. Vrasja e dikujt, e një nëne me fëmijë, vrasja ime, apo e një njeriu të pafajshëm. Ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik dhe nuk është asgjë më shumë se luftë për pushtet. Për një kohë të gjatë kam marrë informata joformale për eliminimin tim nga autoritetet. Sot pamë dy persona me armë. Policia iku dhe u shfaqën 10 persona të armatosur. Pati edhe disa të shtëna. Ky skenar është paralajmëruar nga qeveria. Bujar Osmani paralajmëroi se do të ketë tensione ndëretnike nëse nuk kalon propozimi për asimilim. Edhe ministri i brendshëm paralajmëroi se sonte do gjuhet me koktej molotovi. Kam një mesazh për shqiptarët. Ne duhet ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë ashtu si e kemi ndërtuar me shekuj. Një mesazh për maqedonasit, të qëndrojmë dinjitoz dhe të luftojmë. Edhe përkundër faktit se në mesin e maqedonasve ka ngatërrestarë, unë nuk do të tërhiqem.", tha Mickoski.
