Maqedoni
BDI: Incidenti i inskenuar nga aktivistët e koalicionit: Aleancë-VMRO-Levica
06.07.2022 22:34
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër incidentet e protestave antieuropiane të nxitura....

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër incidentet e protestave antieuropiane të nxitura nga elementë prorusë në shoqërinë tonë, përfshirë edhe skenarin në sheshin Skënderbej në Shkup. Incidenti mes aktivistëve të VMRO-së, LEVICA-s dhe Aleancës nuk mund të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion sepse protagonistë ishin pikërisht këto tri parti ka thënë Artan Grubi.
“Ai koalicion i 5 nëntorit të vitit të kaluar po ja shohim sherrin sonte, kur jemi në prag të integrimit të vendit në BE, që është synim apsolut I të gjithve, spaku deklarativisht. Por tash po shofim koalicion në vepër, atë që e kishte synuar me 5 nëntor të vitit të kaluar, koalicion i ashtuquajtur Levica. Protesta të dhunshme antieuropiane me elemente pro ruse nxitëse në çdo element organizativ të këtyre protestave. Synimin e vetëm e kanë që ta ndalojn ecurin e këti vendi drejt BE-së duke nxitur incidente ndëretnike. Dhe jo më larg se sonte kishte incident në Shkup, dhe kush e shkakton incidentin? VMRO, E Majta dhe ASH. A mund të flasim për skenar i cili ka për qëllim të destabilizoj vendin.”, tha Artan Grubi.
BDI bën thirrje për qetësi dhe mos nxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.
