Maqedoni

Ministria e Brendshme MOHON se policia nuk ka reaguar për ngjarjen në monumentin e Skënderbeut

06.07.2022 22:43

MPB i mohon plotësisht pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

MPB i mohon plotësisht pohimet e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se policia nuk ka qenë e pranishme dhe nuk ka reaguar gjatë incidentit në monumentin e Skënderbeut.
 
“Përkundrazi, policia ka qenë në vendngjarje, ka reaguar në të njëjtin moment dhe ka ndalur dhunën dhe është ndaluar menjëherë një person i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Gjatë protestave, policia është në krye të detyrës dhe u bëjmë thirrje palëve që të ndalojnë dezinformimin.”, thotë MPB.