Maqedoni

LSDM: Dështoi përpjekja për skenarë të zinj e Mickovskit, ASH-së e Levicës

06.07.2022 22:53

LSDM akuzoi se VMRO-DPMNE ka dashur të inskenojë një skenar të përgjakshëm...

LSDM akuzoi se VMRO-DPMNE ka dashur të inskenojë një skenar të përgjakshëm, së bashku me partnerët e tij të Majtë dhe Aleancën për Shqiptarët. Sipas tyre, Mickoski sonte ka tentuar të luajë viktimën, duke inskenuar një sulm të rremë për të shkaktuar incidente ndëretnike për të mbajtur gjallë protestat e tij të rreme.
 
“Mickoski nuk është viktimë, por regjisor i një skenari të përgjakshëm. Regjisor i një skenari që dështoi. Ai nuk ishte objektiv, por luajti rolin më të keq për qytetarët. Është e turpshme që opozita po tenton të shkaktojë tensione ndëretnike.”, thonë nga LSDM.
 
Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, bëri thirrje për qetësi dhe premtoi se shumica qeverisëse nuk do të lejojë destabilizimin e shtetit.