Botë
“Dorëzohet” Boris Johnson, kryeministri britanik pranon të japë dorëheqjen
07.07.2022 11:29
Boris Johnson u dorëzua. Kryeministri britanik ka pranuar të japë dorëheqjen, pasi vetë pala konservatore e partisë së tij i doli kundër në javët e kaluara.....

Boris Johnson u dorëzua. Kryeministri britanik ka pranuar të japë dorëheqjen, pasi vetë pala konservatore e partisë së tij i doli kundër në javët e kaluara.
Opozita e brendshme ndaj Johnson erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish-shefit të grupit parlamentar, Chris Pincher, për sjellje të pahijshme.
Kulmi i krizës së ekzekutivit britanik dhe sinjali se fati i kryeministrit ishte i shënuar, erdhi dy ditë më parë kur Rishi Sunak, ministër i Financave dhe Sajid Javid, sekretar për Shëndetësinë dhe kujdesin social dhanë dorëheqjen brenda pak minutave mbrëmjen e së martës, me pretendimin se kishin humbur besimin te Johnson, ndërkohë që të njëjtin shembull ndoqën edhe anëtarët e tjerë më të rinj të qeverisë.
Johnson tentoi të zëvendësojë ministrat e dorëhequr, por asnjë brenda partisë nuk pranoi të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.
