Botë

Karikatura e profetit rikthehet në “Charlie Hebdo”

13.01.2015 13:00

Ballina e parë e revistës “Charlie Hebdo” që nga sulmi i militantëve islamikë kundër saj përmban karikaturën e Profetit Muhamed...

 Edicioni i 14 janarit, i cili ka dalë në shtyp të hënën vonë, tregon Muhamedin me çallmë, duke derdhur një lot të madh dhe duke mbajtur një shenjë që lexon “Unë jam Charlie”, titulli thotë: “Gjithçka është falur”.
 
Revista ka njoftuar se do të shtypë tre milionë kopje të edicionit të kësaj jave, shumë më shumë se tirazhi i zakonshëm prej 60 mijë kopjesh. 
 
Sulmi i javës së kaluar në “Charlie Hebdo” ka vrarë 12 persona. Militantët e armatosur kanë thënë se kanë kryer sulmin në shenjë hakmarrjeje për karikaturat e mëhershme të Muhamedit në këtë revistë.