Maqedoni

Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive përkujtoi gjenocidin serb në Srebrenicë

07.07.2022 13:23

Me rastin e shënimit të 11 korrikut - Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë...

Me rastin e shënimit të 11 korrikut - Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke kujtuar vizitat e dhimbshme në Srebrenic dhe në Kiev, apeloi deri tek të gjithë faktorët e vendit për qetësi dhe vetëdije, për respektim dhe prosporitet. Sipas Xhaferi vendi gjendet para një sfide të rëndë, kur duhet ti fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE. 
 
“Gjendemi edhe para një vendimi të rëndë, dhe para një udhëkryqi të rrugës tonë për anëtarësim në BE, të mos lejojmë që në këtë rrugë të shkelim mbi të gjithë atë e cila është ndërtuar me vite duke i tejkaluar shumë sfida të rënda, problem e konflikte. Mos të lejojmë që revolta dhe paknaqësia të krijojnë dëme të pa rikuperueshme. Të jemi të menqur dhe të bashkuar, dhe të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët mbi propozimin francez dhe europian. Ky propozim është bazë e mirë për ndërtimin e një qëndrimi i cili i ka hije në shteti, dhe mos ta lëshojmë këtë mundësi e cila na është ofruar dhe nuk do ta kemi më asnjëher.”, tha Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
 
Edhe zv/Kryeministri i parë Artan Grubi, potencoi se shoqëria jonë nuk duhet ta harojë të kaluarën, por nuk duhet ti kthehemi asaj, por të shtrimë dorën e bashkëpunimit dhe mirbesimit. Sipas tij një shembull i tillë është edhe Ballkani i Hapur, ku popujt e Ballanit po lënë pas të kaluarën dhe po shohin të ardhmen. 
 
“Shumë etapa të errëta armiqësish kanë parë vendet tona, me shumë gjakë të pafajshëm janë ujitur këto toka, dhe më në fund jemi zgjuar po ndërtojmë paqen në mes njëri-tjetrit për të mirën e gjeneratave pas nesh. Askush nuk thotë se duhet të haruar e kaluara, por se duhet ti mbledhim forcat, ta shtrim dorën e pajtimit dhe ti luftojmë ideologjit destruktive të paragjykimit, urrejtjes dhe nacionalizmit të verbër. Nuk duhet tju lejuar hapësir polemikave paragjykuese, do të marin fund kontestet mes fqinjëve dhe të hapen edhe më shumë rrugët e bashkëpunimit dhe të integrimit. Mbi këtë parim ne po punojmë ta zgjidhim edhe kontestin e katër me Bullgarinë.”, tha zv/kryeministër i parë, Artan Grubi.
 
“Mendoj se në periudhën që kemi pas nesh duhet të veprojmë në bazë të shembujve të shumë shteteve në rajonë dhe në botë, ashtu siq e bërri mbrëmë Austria, edhe ne e kemi për obligim që ta sjellim një rezolut tonën për gjenocidin në Srebrenic, dhe besoj se atë do ta bëjmë në periudhën që vjen. Ne nuk guxojmë që gjenocidin ta harojmë, sepse aim und të vret edhe për së dyti, të vret pikërishtë atëher kur ta harojmë.”, tha deputeti Zeqir Ramqilloviq.
 
Të gjithë njëzëri konstatuan se instrumenti i dialogut i mirbesimit dhe mirkuptimit janë elementet kryesore mbi të cilat duhet të ecë zhvillimi i një shoqëri, por jo edhe dhuna dhe vrasja. 
 
FITIM KRYEZIU