Maqedoni
Tupançevski: Verzioni i ri i Kodit Penal është gati
07.07.2022 13:48
Draft verizoni i Kodit të ri Penal është i gatshëm të publikohet në Regjistrin elektronik nacional të dispozitave...

Draft verizoni i Kodit të ri Penal është i gatshëm të publikohet në Regjistrin elektronik nacional të dispozitave, përmes së cilit propozimet e palëve të interesuara do të miren si sygjerime për korigjimet eventuale. Ministri i Drejtisësë, Nikolla Tupançevski thekson se janë ballafaquar me situata apsurde dhe komike, kur disa vepra të rënda penale kanë marrë dënime të ulta dhe e kundërta. Ky është qëllimi që do të ketë Kod të ri Penal dhe jo vetëm ndryshime të pjesërishmë sikurse deri më tani.
“U munduam të ngushtojmë atë kornizë që të ketë mundësi për individualizim të dënimit, megjithatë ajo mundësi të ketë karakter të kufizuar të jetë në një formë restrictive që të mos egzistojë mundësia që gjykatësi të krijojë të drejtë, mund të individualizojë dënim, megjithatë në kornizë më të ngushtë.”, Nikolla Tupançevski, ministër i drejtësisë.
Neni 353 që ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare ka shkaktuar më shumë debat në grupet e punës. Kepqërdorimet gjatë furnizmive publike, mjetet e buxhetit etj, ndahen si vepër e veçantë penale, gjegjësisht do të ketë më shumë forma të veprës penale dhe lartësi të ndryshme të dënimeve u njoftua me këtë rast. Përveç përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, në grupin e punës me 40 antarë, kanë marrë pjesë edhe Komuniteti akademik, profesor, Shoqëri Civile, Prokuroria, gjyqësori dhe MPB. Faktori ndërkombëtar ka pasur ndikim të rëndësishëm në përpilimin e Ligjit informoi Tupançevski.
FLORIJE BELULI KAMBERI
