Maqedoni

Taravari: ASH shqyrton bashkpunimin me Arsovskën

07.07.2022 14:14

Pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi-Koka, Aleanca për Shqiptarët....

Pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi-Koka, Aleanca për Shqiptarët, do të shqyrtojë bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit dhe VMRO-DPMNE-në. Kështu deklaroi sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Arben Taravari sipas të cilit kryesia e partisë gjatë ditës do të dalë me qëndrim definitiv për këtë çështje.
 
“Besoj se ASH do të ndërton qëndrim definitiv, unë e thash në mëngjes mendimin personal se duhet të distancohemi prej Danella Arsovskës dhe veprimeve të fundit të VMRO-DPMNE-së. Ky është qëndrimi im personal po besoj se kishim një takim konsultativ kryesia e ngushtë e partisë besoj se brenda ditës do të dalim edhe me qëndrim definitiv.”, tha sekretari i Përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari.
 
Arsovska: Taravari të merr vendime për Gostivarin, jo Shkupin
 
Është kundërpërgjigjur menjëherë kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska. 
 
“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime për kuadër në Gostivar, jo në Shkup. Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e djeshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin.”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Qyteti i Shkupit.
 
Ndryshe Koka u shkarkua dje pasi vëllai i tij Jusuf Koka, nxori një pistoletë gjatë një përleshje me protestuesit e VMRO-DPMNE-së të cilët tash e sa ditë kundërshtojnë propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.
 
NAIM RAMADANI