Maqedoni
Konkursi i MPB-së, për 600 vende pune janë paraqitur 1.867 kandidatë
07.07.2022 14:56
Në konkursin e Ministrisë së Punëve te Brendshme për 600 nëpunës policor, jane paraqitur gjithsej 1.867 kandidatë...

Në konkursin e Ministrisë së Punëve te Brendshme për 600 nëpunës policor, jane paraqitur gjithsej 1.867 kandidatë. Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës në Qendrën për trajnime në Idrizovë, ku edhe po bëhet selektimi i tyre, tha se paraqitja e një numri të madh të kandidatëve flet për besueshmërinë që ka MPB te qytetarët. Ai informoi se kandidatët do të kalojne nëpër disa teste fizike dhe psikologjike.
“Të gjithë këta të rinj, në kuadër të konceptit gjithëpërfshirës të përzgjedhjes, do të kalojnë fillimisht kontrollet fizike, më pas testet psikologjike, në pjesën e të cilave do të kryhet për herë të parë testi i integritetit në përputhje me ndryshimet e reja ligjore dhe rekomandimeve nga GRECO, pas së cilës do të vijojë një test i përgjithshëm arsimor, intervistë, si dhe ekzaminime shëndetësore dhe kontrolle sigurie.”, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Spasovki me këtë rast u uroi te gjithë pjesëmarrësve sukses në fazat e procesit të seleksionimit.
BELINDA KOKA ADEMI
