Maqedoni

Makron për propozimin francez: Jeni në moment historik, ju vendosni

07.07.2022 15:05

Maqedonia e Veriut gjendet përpara një momenti të rëndësishëm historik dhe mundësisë për të hyrë në fazën e parë të negociatave me BE-në....

Maqedonia e Veriut gjendet përpara një momenti të rëndësishëm historik dhe mundësisë për të hyrë në fazën e parë të negociatave me BE-në. Vendimi është i juaji. Ky është mesazhi i presidentit francez Emanuel Macron, publikuar nga ambasada e Francës në Shkup. Ka ardhur koha ta bëni ju zgjidhjen ka thënë ai, i cili inkurajon aktorët politik dhe popullin t’i thonë “PO” propozimit evropian.
 
“Tani ju takon juve, maqedonasve, të prononcoheni dhe të vendosni. Fuqia për ta ndryshuar rrjedhën e historisë, tani është në duart e juaja. Nuk do t’ju them se ky dokument është i përkryer, por do t’ua pastrojë rrugën evropiane. Si çdo marrëveshje, ashtu edhe kjo është bazuar në kompromis dhe ekuilibër. Kjo marrëveshje nuk e vë në pikëpyetje ekzistencën zyrtare të gjuhës maqedonase, e cila është pjesë përbërëse e identitetit tuaj. Përfundimisht ka ardhur koha që gjithsecili të veprojë me përgjejgësi dhe vlerësim të plotë të peshës  dhe pasojave të veprimeve të veta.”, tha presidenti francez Emanuel Macron.
 
Makron ka sqaruar se propozimi francez përmend edhe Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë të vitit 2017 dhe se garantohet implementimi i saj nën frymën e fqinjësisë së mirë. Sipas tij, Bullgaria pas shumë debateve i dha dritë jeshile dokumentit evropian pë tejkalimin e dallimeve dypalëshe dhe hapjes së rrugës euroitnegruese të RMV-së dhe potencon nevojën e sqarimit për marrëveshjen edhe nga parlamenti jonë. Ju takon juve të merrni vendim që do të formësojë të ardhmen e RMV-së, përcaktimi i së cilës jam i bindur se është të jeni pjesë e familjes evropiane, përfudon letrën e tij, presidenti francez, Makron.
 
NERMIN MULAKI