Maqedoni

Analistët e Shqipërisë, protesta e opzitës në RMV shihet me shqetësim

07.07.2022 15:19

Protesta e opozitës në Maqedoninë e Veriut shihet me mjaft shqetësim në Shqipëri....

Protesta e opozitës në Maqedoninë e Veriut shihet me mjaft shqetësim në Shqipëri. Analisti për cështjet e rajonit, Ben Andoni, thotë për TVM2 se opozita e ka njëfarë të drejte në paqartësItë që ka lidhur me propozimin francez, duke e quajtur një kauzë të fortë për protestën që po ndodh prej më se 5 ditësh në Shkup.
 
„Ka një të vërtetë në shqetësimin e opozitës rreth paqartësive dhe asaj sa duhet të lëshojnë akoma nga identitetit, apo sa Bullgaria do ketë qasje në Kushtetutën e RMV-së. Akoma  e kemi të pazbardhur propozimin francez e si është vepruar  palët për t’i zbutur. Besoj se RMV do shkojë drejt një mirkuptimi po nuk besoj se protesta do fashitet kaq lehtë.“, tha analisti Ben Andoni.
 
Për Andonin, përgjegjësia për ardhjen deri në këtë situatë është edhe e diplomatëve të huaj, për qëndrimet e tyre të paqarta.
 
 „Pikërisht puna e tyre  edobët është pasojë e protestës, nëse ata do ishin më të qartë e të drejtpërdrejtë e të shpjegonin pasojat e propozimit, edhe publiku do ishte më i fashitur e do gjente motive të tjera.“, tha Andoni.
 
Protesta e Opozitës në Maqedoninë e Veriut, thotë Andoni, mund të ndikojë fort edhe në protestën e opozitës në Shqipëri. 
 
„Në Shqipëri kauza e protestës është korrupsioni dhe afirmimit të opozitës, në RMV opozita më duket më e kolauduar e më me përvojë.“, u shpreh Andoni.
 
Zgjidhja më e mirë sipas tij është që qeveria në Maqedoninë e Veriut të jetë transparente mbi përmbajtjen e propozimit francez për zgjdhjen e ngërccit me Bullgarinë.
 
LULJETA NDOKA