Maqedoni

Fillon doza e katërt e vaksinimit anti-covid, mund ta marrin të gjithë që kanë marrë tre dozat

07.07.2022 15:56

Ka filluar vaksinimi me dozën e katërt të vaksinave anti-covid....

Ka filluar vaksinimi me dozën e katërt të vaksinave anti-covid. Atë mund ta marrin të gjithë qytetrët që i kanë marrë tre dozat e para, por jo më herët se katërmuaj pas dozës së tretë.
Qytetarët janë të shqetësur me rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19. Ata kanë shprehur interesim për tu vaksinuar me dozën e katërt, mirëpo ka edhe qytetarë që nuk janë vaksinuar fare dhe disa të tjerë nuk duan të marrin dozën e katërt.
 
“Nuk është e dëmshme, unë i kam marrë 3 doza tash do ta marr edhe të katërtenUnë I besoj mjekësisë jo vetes.”, tha një qytetar.
 
“Jo asnje, as nuk dua ti marr.”, u shpreh një qytetar.
 
“3 doza të vaksinës i kam marrë, të katertën po mendohem.”, tha një qytetar.
 
“Do ti marr edhe tjerat më tutje. Po, Po.”, u shpreh një qytetar.
 
“3 herë jam vaksinuar tash do ta marr edhe dozën e katërt.”, tha një qytetare.
 
“3 doza I kam pranuar, të katërtën nuk dua ta marr.”, u shpreh një qytetar.
 
Nga Pika e vaksinimit “Jane Sandanski” thonë se interesimi për dozën e katërt është tek popullata më e moshuar.
 
“Interesimi është I madh, më shumë tek pacientët më të moshuar mbi 60 vjeç, dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 80 persona dhe presim ditëve  në vijim numri të shtohet.”, thonë nga poliklinika Jane Sandanski.
 
Pika e vaksinimit në poliklinikën e Bukureshtit punon vetëm ndërrimin e dytë pasiqë në orët e mengjësit vaksinohen  fëmijët e shkollës parashkollore. Nga këtu thonë se interesimi për dozën e katërt është tek më të moshuarit, por është rritur interesimi tek të rinjt për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
 
“Duke e patur parasysh se Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni kombëtar për imunzim i ekanë mirtauar dozën e katër kundër Covid-19, përqindja e të intresuarve po rritet, siç e vërejtëm  nga dita e djeshme në pikat e vaksinimit. Pika e vaksinimit në Bukuresht punon vetëm në ndërrimin e dytë nga ora 14 deri në 19, ndërsa në Jane Sandanski dhe në Çair punojnë në ndërrimin e parë. Vaksina ka mjaftueshëm për të gjithë.”, thonë nga poliklinika Bukuresht.
 
Vaksinimi me dozën  e katërt  bëhet  me vaksinën fajzer, mjekët thonë se vaksina ka mjaftueshëm dhe janë të sigurta dhe efektive, njëherit apelojnë qytetarët që të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI