Maqedoni

Covid-19, një fatalitet, 355 raste të reja, 145 të shëruar në 24 orë

07.07.2022 16:03

Pas një periudhe relativisht të gjatë pa fatalitete, është shënuar në 24 orët e fundit një viktimë nga Covid 19...

Pas një periudhe relativisht të gjatë pa fatalitete, është shënuar në 24 orët e fundit një viktimë nga Covid 19.
 
Bëhet fjalë për një 75 vjeçar nga Shkupi,  i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore. Edhe nga “Termini im”, në regjistrin të personave të vdekur me diagnozë me COVID-19, është regjistruar një person i vdekur nga Struga (78 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi më 30 qershor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Është rritur edhe numri i të infektuarve ditorë. 
 
Janë 355 raste të reja nga 1129 analiza të kryera 89 prej të cilave ri-infeksione.  Kryeson Shkupi janë 156 raste, Ohri 32, Manastiri 29, Kavadari 28, Kumanova 19, Velesi 18, Prilepi 10, e qytetet e tjera kanë më pak se 10 raste. Janë regjistruar edhe 145 të shëruar. Numri i rasteve aktive është 1.474.