Maqedoni

Propzimi francez, Grubi: Qeveria nuk vendos, por deputetët në Kuvend

07.07.2022 16:17

Qeveria nuk do të vendos për propozimin e modifikuar francez, por për fatin e të njejtës do të vendosin deputetët në shtëpinë ligjvënëse...

Qeveria nuk do të vendos për propozimin e modifikuar francez, por për fatin e të njejtës do të vendosin deputetët në shtëpinë ligjvënëse. Zëvendëskryeministri i Parë Artan Grubi, bëri të ditur se Qeveria vetëm do të të përcjellë në Kuvend propozimin francez që parasheh zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe zhbllokimin e rrugës drejt BE-së dhe kësaj do të bashkangjitet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë dhe dokumente të tjera mbështetëse. Grubi, Kuvendi do ta obligojë qeverinë për ndërrmarrjen e aktiviteteve konkrete. 
 
“Dokumentet nuk do të miratohen nga Qeveria, sepse na duhet një mendim nga Kuvendi për ato dokumente. Pra Qeveria vetëm do ti përcjell dokumentat në Kuvend ku aty veç më është hapur dialogu mes partive politike. E mirëpres përfshirjen e opozitës për të gjitha ato çështje, por duhet të jemi realistë se çfarë mund të ndryshojmë, çfarë nuk mund të ndryshojmë dhe me çfarë mund t'i detyrojmë institucionet tona.”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.
 
Grubi tha se propozimi francez nuk përmban protokollin dypalësh me Bullgarinë dhe se korniza e negociatave nuk cenon identitetin maqedonas, gjuhën dhe veçantinë kulturore. 
 
Miloshovski: Jo deklaratat e një anshme të Sofjes
 
Ndërsa nga VMRO-DPMNE vazhdojn me vërejtjet për të ashtuquajturin propozim francez. Kërkojn të fshihen deklaratat e njëanshme të Bullgarisë për gjuhën maqedonase, të përjashtohet marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe të refuzohet hapja e kushtëzuar e negociatave me grupime me ndryshim të Kushtetutës, por ato të fillojnë menjëherë.
 
“Mbykqyrjet vjetore që thirren në ligjin 12, nëse e përkthejm në një gjuhë më të kuptueshme për qytetarët don të thotë, protokolli maqedoni-bullgar që Qeveria ende e fsheh. Neni 14 nga qëndrimi I përbashkët I BE-së, e demanton në mënyrë të prer Qeverin e cila fsheh nëse protokolli është ose nuk është pjes e kornizës negociuese. Ne e shofim se në dokumentat evropiane në mënyr të qart është treguar se protokolli maqedoni-bullgar është pjesë e kornizës negociuese.”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.
 
Nga VMRO vlersojn se pikërisht ky protokoll nuk është pjesë e vlerave europiane dhe Maqedoni e Veriut asesi nuk duhet të pranoj një presedan të till. 
 
SANIJE DURAKU