Maqedoni
Kuvendi pranon propozimin francez, nuk ka seancë te caktuar për sonte
07.07.2022 18:00
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dërguar “Informacionin për përmbajtjen e propozim kornizës së negocimit për negociatat e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar nga ana e Kryesisë së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022”. Në pajtim me procedurat, materiali do të shpërndahet te deputetët dhe për procedimin e mëtejshëm, do të jeni të informuar në mënyrë përkatëse dhe në kohë.
Duke i pasur parasysh spekulimet, Ju informojmë se për sonte nuk është planifikuar seancë. Në çastin kur Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do e caktojë seancën, do ju informojmë në kohë, thuhet në kumtesën e Kuvendit
