Maqedoni

Dita e gjashtë e protestave, kërkohet refuzimi i propozimit francez

07.07.2022 21:06

Ka vazhduar për të gjashtën ditë me radhë protesta kundër propozimit francez...

Protestat kundër propozimit francez kanë vazhduar para Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit. Për dallim prej ditëve të kaluara këto protesta shkuan në atmosferë të qetë, ku një numër i konsiderueshëm i qytetarëve bënë thirrje që pushteti të mos pranon propozimin francez, pasi që i njejti është kundër interesave shtetërore dhe është tentim për bullgarizim të maqedonasve.  

“Ju mund të nënshkruani çdo tradhti, por kjo nuk do t'ju bëjë evropianë më të mëdhenj se ne, nuk do t'ju bëjë më të përparuar apo më të zgjuar. Duke vepruar kështu, do të tregoni vetëm se jeni frikacakë të degjeneruar që për pesë lekë pështyni mbi të gjithë stërgjyshërit tanë. Shpirtra të shitur që askush nuk dëshiron t'i blejë më.”, tha Sasho Tasevski, protestues.
 
“Linja jonë e fundit e kuqe është Kushtetuta. Liderët e partive opozitare ata janë mbrojtja e fundit e popullit dhe shtetësisë maqedonase, ndërsa populli i tubuar në protestë do të jetë mbrojtje e saj dhe do t’i mbështesë që të mbijetojnë që të mos ketë kurrfarë ndryshimi të Kushtetutës e cila do t’i marrë ketë parasysh kërkesat bullgare.”, tha Ivica Bocevski, protestues.
 
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në fillim të protestës tha se nuk do të bien pre e provokimeve, duke theksuar se forca qëndron në masë, jo në dhunë.
 
“Le tu themi një JO të madhe atyre që përpiqen të kontaminojnë këtë protestë të pastër mbarëkombëtare.Forca nuk është në dhunë, forca është në masë. Dhuna është një tradhti e vlerave në të cilat ne besojmë dhe ne besojmë në një mënyrë paqësore dhe demokratike për të shprehur paknaqësinë ndaj asaj që kjo qeveri jopopullore po përgadit për ne.”, tha Mickoski.
 
Pasi propozimi i kornizës negociuese mbërriti në Kuvend, Mickoski tha se Qeveria “frikësohet të vendosë vetë dhe fokusin po e zhvendos në Kuvend, duke theksuar se VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë amendament kushtetues.
 
Prej nesër demonstrantët paralajmëruan se, duke filluar në orën 13.00, do të organizojnë bllokada në gjithë territorin e vendit. 
 
ERSAN PAJAZITI