Maqedoni
Kongresi i PDSH-së, Thaçi edhe për 4 vite në krye të PDSH-së
07.07.2022 21:26
Kreu i PDSH –së Menduh Thaçi për incidentet e mbrëmshe në peotestat në Shkup...

Kreu i PDSH –së Menduh Thaçi për incidentet e mbrëmshe në peotestat në Shkup tha se Ziadin Sela dhe Bilall Kasami nuk kanë forc për të inskenuar një gjë të tillë.
“Ziadini dhe Bilalli nuk kanë kapacitete, për të skenuar por ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm, pasi siç kanë politikë të budallaçka siç kanë Ziadini dhe Billalli. Skenarët i bëjnë fuqit e mëdhaja siç janë Rusia dhe Putini. Në këtë rast shqiptarët duhet të jenë shumë qetë. Ne nuk duhet të japim argumente që të kemi hezitim për debllokim, drejt procesit. Besoj se me kujdes propozimi do kaloj në kuvend.”, tha kryetari i PDSH-së, Mendu Thaçi.
Ndërkohë edhe për katër vitet e ardhshme në krye të Partis Demoratike Shqiptare do jetë Mendu Thaçi. Kjo është konstatuar sot në kongeresin e PDSH-së. Të gjithë delegatët e pranishëm votuan një zëri për Mendu Thaçin.
Thaçi në këtë kongres nuk pati kundër kandidat.
