Maqedoni
Parashikimi i motit
08.07.2022 09:38
Moti këtë të premte do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin....

Moti këtë të premte do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu dhe stuhi në të gjithë vendin. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me shkarkime të forta elektrike, reshje të rrëmbyeshme intensive (mbi 35 l/m2), breshër dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11°C deri në 21°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24°C deri në 31°C.
Në Shkup në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë reshje shiu, të cilat në pjesë të luginës do të jenë herë pas here të dendura dhe të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë në formë stuhie. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29°C.
Të shtunën paradite do të ketë reshje shiu, të cilat vende-vende do të jenë të dendura (10 deri në 20 l/m2). Temperatura do të jetë në rënie. Nga e diela do të ketë mot të qëndrueshëm dhe pak më i ngrohtë.
