Maqedoni

Paraburgim 8 ditor për tre Persona të përfshirë në incidentet gjatë protestave të 5 korrikut

08.07.2022 10:22

Gjykata penale ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve ndaj 3 personave të përfshirë në incidentet gjatë protestave...

Gjykata penale ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve ndaj 3 personave të përfshirë në incidentet gjatë protestave të 5 korrikut para Kuvendit por edhe gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu më 6 korrik.
 
Sipas GJTHP-së, kundër personave në fjalë është shqiptuar masa e paraburgimit pasi ekziston dyshimi se të njëjtit mund të arratisen ose ta përsërisin veprën.