Botë
Berisha thirrje BE nga protesta: Hapjani negociatat Shqipërisë, do ta nxjerrin lakuriq kryehajdutin e Europës
08.07.2022 10:41
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi një thirrje të fortë nga protesta para kryeministrisë...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi një thirrje të fortë nga protesta para kryeministrisë ndaj vendeve të Bashkimit Europian duke u kërkuar ti hapin negociatat për vendin tonë.
Ai akuzoi Ramën se nuk i do negociatat pasi do të dalë lakuriq si kryehajduti i Europës.
“Këtë javë shpresojmë që BE të vendosë hapjen e negociatave dhe u bëjmë thirrje nga kjo tribunë të hapin negociatat me Shqipërinë, të mos ndëshkojnë shqiptarët për Edi Ramën, i cili do çdo gjë por negociatat nuk i do sepse ato do ta nxjerrin atë lakuriq siç është, demon i pushtetit, kryehajdut i Europës.”, tha Berisha
